Ndalohen katër persona të dyshuar për veprën ‘lëndim i rëndë trupor’

Policia e Kosovës njofton se nga hetuesit policor të stacionit Veriu në Prishtinë, janë intervistuar katër persona të dyshuar për veprën lëndim i rëndë trupor, që kanë ndodhur me datën 02.06.2024, në rrugën “Shpëtim Robaj”në Prishtinë.

Në njoftim thuhet se personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

Ndërsa njërit prej personave të dyshuar i është iniciuar edhe një rast i armëmbajtjes pa leje, pasi të njëjtit i është sekuestruar një armë zjarri.

“Puna e hetuesve policor, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe sigurojnë prezencën e personave të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë. /Kosova.info/

Go to TOP