Dodik tenton tri puthje, por Putin e kundërshtoi

Kjo me sa duket e ngatërroi presidentin rus i cili qeshi dhe e përkëdheli Dodikun në supe, duke iu shmangur dy puthjeve të tjera.

Presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik është takuar sot në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg me Presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin.

ATV nga Banja Luka raportoi momentin e takimit të tyre në të cilin Dodik, me dashje ose nga inercia, shkoi të puthte tre herë presidentin rus.

Kjo me sa duket e ngatërroi presidentin rus i cili qeshi dhe e përkëdheli Dodikun në supe, duke iu shmangur dy puthjeve të tjera.

Puthja tri herë në faqe kur përshëndetni apo uroni është një zakon tradicional midis serbëve, si dhe në disa kultura të tjera ballkanike dhe të Evropës Lindore. Disa besojnë se puthja tre herë ka një rrënjë fetare, e lidhur me trininë e shenjtë të krishterë (Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë), e cila është një paraqitje simbolike e trinitetit dhe bekimit. /Kosova.info/

Go to TOP