Ministri Murati do të ftohet në raportim për moskompletimin e Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale

Minstri e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati bashkë me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili dhe Auditoren e Përgjithshme, Vlora Spanca do të ftohen gjatë muajit qershor në raportim për moskompletimin e Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale me përfaqësuesit e sindikatave.

Kështu bëri të ditur kryetari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Armend Muja në mbledhjen e këtij Komisoni të mërkurën pas rsportimit të ministrit Murati.

Ndryshe, deputeti Muja, kishte konfirmuar se gjatë muajit qershor do të trajtohet moskompletimi i Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale me përfaqësuesit e sindikatave.

Sipas Mujës, gjatë mbikëqyrjes dhe raportimit, kjo temë do të shtrohet në qershor me BQK-në dhe autoritetet tjera. Por, kishte theksuar se Kuvendi ka rol pasiv në votim ose jo të propozimeve që përcaktohen nga komisioni propozues.

Go to TOP