Sot mbahet mbledhje komemorative në nderim të jetës së Arben Rugovës
Sot me fillim nga ora 11:45 do të mbahet mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së zyrtarit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës njëherit gazetarit, Arben Rugova.
Mbledhja mbahet në objektin e ish-Rilindjes nën patronatin e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës , Donika Gërvalla.
Arben Rugova vdiq papritmas të martën duke lënë pas vetes gruan dhe dy fëmijë.
