Goditi me veturë 3 persona e u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje ka arrestuar një burrë në Isniq të Deçanit, i cili dyshohet se më 17 mars kishte goditur me veturë 3 persona dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

“Me 19.03.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti me datën e lartë cekur ka goditur me veturë tre viktimat, një mashkull dhe dy femra kosovarë dhe ishte larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Tutje u tha se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Kosova.info/

Go to TOP