Ia vodhi 60 euro taksistit, i dyshuari largohet në drejtim të panjohur
Një taksist ka njoftuar policinë se pasi i ka kryer një shërbim taksie një personi të panjohur, i njëjti e ka kanosur dhe ia ka grabitur 60 euro para të gatshme.
Policia njofton se i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë.
