Mbi 3 km të shtratit të lumit janë pastruar në fshatin Malishevë

Kryetari i Komunës i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen për pastrimin e shtratit të lumit në fshatin Malishevë.

Hyseni, tregoi se janë pastruar mbi tre kilometra të shtratit të lumit që kalon përgjatë gjithë fshatit

“Po vazhdojmë me pastrimin e shtretërve të lumenjve, me qëllim për të shmangur vërshimet”, tha kryetari Hyseni.

Kryetari shoqërohej edhe nga drejtori për Mbrojtje e Shpëtim Bejtullah Osmani. /Kosova.info/

Go to TOP