Rama: Së shpejti fillon ndërtimi i fazës së dytë të Unazës Qendrore

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se është nënshkruar kontrata për ndërtimin e fazës së dytë të Unazës Qendrore.

Në një njoftim në Facebook, Rama ka njoftuar se punimet do të fillojnë brenda ditësh.

Sipas tij, kjo do të mundësojë që qendra e Prishtinës të shkarkohet dukshëm nga komunikacioni

“Jemi në një proces të transformimit të kryeqytetit dhe në ditët në vazhdim do të zbulojmë kontratat e tjera të nënshkruara për realizimin e projekteve të mëdha që do ta ndryshojnë për të mirë Prishtinën tonë”, ka shkruar Rama. /Kosova.info/

Go to TOP