Makina e gjyqtarit e përfshirë në garë ilegale

Njëra prej veturave të sekuestruar gjithmonë ka qene duke u vozitur nga gjyqtari

Policia e trafikut në Prizren ka bërë të ditur se sot gjatë ditës janë arrestuar disa persona të dyshuar se po përgatiteshin për të marrë pjesë në gara ilegale në rrugë, të cilat rezultuan me disa të vdekur vitin e kaluar, shkruan Kosova.info.

Drejtuesit së bashku me veturat janë dërguar në komisariatet kompetente të Policisë dhe pas konsultimit me prokurorin kanë nisur 7 (shtatë) procedime penale për veprat penale “Organizimi i skemave piramidale” dhe “Krijimi i rrezikut të përgjithshëm”, thuhet në njoftim. . thuhet ndër të tjera në njoftim.

Kosova.info nga burimet e veta ka mësuar se vetura e konfiskuar në këtë aksion policor është në pronësi të Skender Çoçajt, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Prizren.

Nga të njëjtat burime mësojmë se është arrestuar djali i gjyqtarit Çoçaj, Altin Çoçaj dhe ndaj tij është bërë kallëzim penal.

Përkatësisht, me një BMW 997 të kuqe të sekuestruar nga policia, gjyqtari Skender Çoçaj është parë disa herë pranë gjykatës duke shkuar dhe kthyer nga puna me atë automjet.

Automjete të konfiskuara

Drejtuesit së bashku me makinat janë dërguar në komisariatet përkatëse dhe pas konsultimit me prokurorin e kujdestarisë kanë nisur 7 (shtatë) procedimet penale për veprat penale “Organizimi i skemave piramidale” dhe “Krijimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Organizimi i garave në rrugë është një aktivitet i rrezikshëm dhe i paligjshëm, ndaj policia nuk do t’i tolerojë ato dhe do të veprojë kundër organizatorëve dhe pjesëmarrësve sa herë që të mësojë për organizime të tilla.

Go to TOP