Tejkaloi shpejtësinë, i merret patenta dhe gjobitet me 300 euro kaçanikasi

Është gjobitur një 21-vjeçar në Kaçanik, ku i njëjti në zonën e kufizuar 40 km/h voziti me shpejtësi 105 km/h.

Ndaj tij është shqiptuar gjoba prej 300 eurove, tri pikë negative, tre muaj masë mbrojtëse dhe heqja e patent shoferit, njofton policia.

“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, me datën 24.02.2024 në ora 17:40 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, tek vendi i quajtur ” Fusha e Pajtimit” ka ndaluar shoferin E.K (M/K) i moshës 21 vjeçar, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 40 km/h ka zhvilluar shpejtësi 105 km/h. Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje, 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Go to TOP