Stërmbushet Pediatria/ Për 24 orë, 230 fëmijë kërkojnë trajtim, të hospitalizuar 118

Në Klinikën e Pediatrisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë duke kërkuar ndihmë mjekësore rreth 230 fëmijë brenda ditës.

Kështu ka thënë për Front Online, drejtoresha e kësaj klinike, Violeta Grajçevci.

Ajo tha se aktualisht janë të shtrirë 118 fëmijë.

“118 fëmijë janë të hospitalizuar. Gjithsej me ambulanca specialistike dhe emergjencën pediatrike 230 vizita brenda 24 orëve”, ka thënë ajo.

Grajçevci tha se fëmijët e hospitalizuar janë më shumë me probleme respiratore.

“Diagnoza të ndryshme më shumë me probleme respiratore”, ka thënë ajo.

Teksa foli për gjendjen në pediatri, drejtoresha tha se janë të lirë edhe 33 shtretër, nga 151 sa janë gjithsej.

“Krejt klinika 151 shtretër janë, tani janë edhe 33 të lira”, ka thënë ajo shkurtimisht.

Ndryshe në janar, Ministria e Shëndetësisë pati njoftuar se rastet me grip sezonal në fillimin e vitit 2024 kanë shënuar rritje dhe e kanë kaluar pragun epidemik, duke bërë thirrje që qytetarët të kenë vigjilencë të shtuar.

Go to TOP