FFK e prezanton nesër trajnerin e ri të Kosovës

Trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës do të prezantohet të shtunën, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.

“Federata e Futbollit e Kosovës, nesër, do të bëjë prezantimin e përzgjedhësit të ri të Kombëtares.

Prezantimi para mediave do të bëhet në orën 14:00 në hotel “Emerald””, ka njoftuar FFK.

FFK nuk ka përmendur ndonjë emër, por është Franco Foda ai që është përmendur për ta marrë drejtimin e skuadrës. /Kosova.info/

Go to TOP