Ndërron formati i paraqitjes para mediave të liderëve të Ballkanit në Shkup

Ka ndërruar formati i paraqitjes para mediave të liderëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimorë në samitin që po mbahet në Shkup.

Derisa fillimisht ishte paralajmëruar një konference e përbashkët për media, tanimë secili nga liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor po mban konferenca të ndara me mediat përkatëse te shteteve.

Në konferencë të përbashkët pritet të paraqitet vetëm nikoqiri Kovacevski me përfaqësues të ShBA-së.

Ndryshe liderë rajonalë të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarë tjerë të lartë janë mbledhur sot, në Shkup të Maqedonisë së Veriut, për të marrë pjesë në punimet e konferencës së Bashkimit Evropian për rritje ekonomike të rajonit.

Go to TOP