Reshjet e dëborës, të bllokuara rrugët e fshatrave në Kukës dhe Has

Reshjet e dëborës kanë ulur intensitetin e tyre në veri të Shqipërisë, ku të gjitha rrugët nacionale janë të lira dhe të kalueshme për mjetet , ndërsa të bllokuara mbeten ende rrugët e zonave rurale në Kukës dhe Has.

Borëpastrueset vijojnë punën për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Qarku i Kukësit

Në  bashkinë Kukës vazhdojnë të jenë të bllokuara rrugët e Arrën, Zapod, dhe Kalis, ku vijon puna për hapjen e rrugëve që lidhin fshatrat me rrugën nacionale.

Në bashkinë Has të gjitha rrugët nacionale janë të kalueshme, ndërsa po punohet për hapjen e rrugëve që lidhin fshatrat.

Mungesë të energjisë elektrike ka në Malzi, Mgullë Qam,Vrish, Gdheshtë, Gjinaj, Fshati Domaj, Vranë, Pepaj, Tetaj dhe Astë.

Në bashkinë Tropojë të gjitha rrugët e fshatrave që lidhen me rrugët nacionale janë të kalueshme.

Go to TOP