Masa të shtuara në komunikacionin rrugor në rajonin e Ferizajt

Policia Rajonale e Ferizajt ka shtuar prezencën në komunikacionin rrugor në rajonin e Ferizajt me qëllim parandalimin e aksidenteve në rrugë.

Përmes një njoftimi për medie, Policia Rajonale e Ferizajt bën të ditur se brenda 24 orëve të fundit ka shqiptuar 203 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka ndaluar edhe 5 shoferë që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtëse heqja e patent-shoferit për muaj të caktuar.

Disa nga llojet e kundërvajtjeve:

– Tejkalim i shpejtësisë- 50 gjoba;

– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes- 20 gjoba;

– Mos përdorimi i rripit të sigurisë- 17 gjoba;

– Drejtimi i mjetit pa patent shofer – 14 gjoba- Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër- 12 gjoba;

– Drejtimi i automjetit me skadim të regjistrimit – 4 gjoba;

– Kyçja e parregyullt në rrugën kryesore- 2 gjoba;

– Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit- 1 gjobë;

– Të tjera- 83 gjoba.

Ndërsa, janë raportuar 6 aksidente, prej tyre:

– Aksidente me lëndime- 2;

– Aksidente me dëme materiale- 4.

“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor. Ndërsa ka angazhuar edhe veturën me pajisje inteligjente në gjithë rajonin e Ferizajt, përfshirë edhe rrugët lokale të qytetit në Ferizaj”, thuhet, mes tjerash, në njoftim, teksa fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. /Kosova.info/

Go to TOP