Në Prishtinë protestohet për të kërkuar drejtësi për Liridonën
Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë po protestohet për të kërkuar drejtësi për Liridona Ademajn, e cila u vra më 29 nëntor në fshatin Bërrnicë të Prishtinës.
Ky aktivitet me moton “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”, është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.
Aty po marrë pjesë shumë qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile.
Karvani i protestuesve do të shkojë fillimisht tek institucioni i Avokatit të Popullit e më pas edhe tek institucionet e tjera, përfshirë edhe ato të drejtësisë.
Dyshohet se deri tek vrasja erdhi pas një inskenim të një grabitje.
Ish-burri i saj, Naim Murseli, dyshohet të jetë organizatori i kësaj ngjarje makabre.
Ai dhe dy të dyshuarit e tjerë, Granit Plava dhe Kreshnik Kokalla, janë arrestuar nga policia.
Ndaj tyre, Gjykata Themelore ua ka caktuar nga një muaj paraburgim.
Kjo protestë po mbahet po ashtu edhe kundër vrasjes së grave
