Minierat e Ukrainës në duart e grave
Derisa burrat dhe djemtë e Ukrainës po luftojnë në vijat e frontit kundër forcave ruse, gratë dhe vajzat ukrainase po përballen me sfidën për të punuar thellë nën tokë në minierat e qymyrit të vendit.

Rreth 1000 burra që kanë punuar më parë në këtë minierë, tani janë në shërbim në vijën e frontit, kurse 42 janë vrarë. E ballafaquar me mungesë personeli, miniera për herë të parë në historinë e saj i ka lejuar gratë që të punojnë nën tokë.

Krystyna e nisi këtë punë katër muaj më parë, pasi tejkaloi shqetësimet për të lënë të birin 4-vjeçar në shtëpi me nënën e saj. Vendlindja e saj, Pavlohrad, është 100 kilometra nga fronti, por shpesh goditet nga raketat ruse.

Industria e qymyrit në Ukrainë, dikur një nga më të mëdhatë në Evropë, ka pësuar dekada rënie që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Në një fushë që dikur ishte ekskluzivisht mashkullore, gratë po përballen me sfidën e punës në minierat e saj. mihjes së qymyrit.

Industria e qymyrit në Ukrainë, dikur një nga më të mëdhatë në Evropë, ka pësuar rënie që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik. Nga një fushë që dikur ishte ekskluzivisht për burrat, gratë po përballen me sfidën e punës në minierat e saj.

Edhe pse kishte disa përjashtime, grave kryesisht iu ndalua të punonin nën tokë nga qeveria, e cila e konsideronte punën tepër të lodhshme fizikisht për gratë — një politikë e zbatuar që nga epoka sovjetike.

Pas shfuqizimit të vendimit të ndalimit gjatë kohës së luftës, rreth 400 gra tani punojnë nën tokë, megjithëse kjo është vetëm 2.5 për qind e fuqisë totale të punës nëntokësore. Një kryepunëtor që nuk donte të identifikohej tha se pasi shumë nga minatorët u vranë ose u plagosën, ata presin që gratë të vazhdojnë të punojnë në miniera edhe shumë kohë pas përfundimit të luftës.

Vëllai i saj i madh punonte në të njëjtën minierë.
“Ai iu bashkua ushtrisë dy javë pas fillimit të pushtimit të plotë nga Rusia më 2022”, tha Krystyna, duke shtuar se ajo është shumë e shqetësuar për të.

“Kam punuar në një dyqan që shiste makina larëse. Kur shpërtheu lufta, dyqani u mbyll. Pashë një njoftim pune dhe erdha në minierë. Bëra një kurs trajnimi dhe pastaj fillova të punoj këtu”.



“Kjo është me të vërtetë punë për burra. Është një punë e vështirë”, tha Natalya, para se të shtonte: “Unë mendoj se në të ardhmen, edhe më shumë gra do të punojnë këtu”.
