Vetëplagoset një person me armë gjuetie në Skenderaj
Një person është plagosur me armë zjarri në Skenderaj.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti theksoi se rasti ka ndodhur si pasojë e vetëplagosjes me armë gjuetie.
“Bazuar në të dhënat fillestare, bëhet e ditur se një person i moshës madhore si pasojë e vetëplagosjes aksidentale me armë gjuetie ka kërkuar tretman mjekësor në QKMF Skenderaj”, është shprehur Zahiti
Ai theksoi se njësitet përkatëse janë duke trajtuar rastin.
