Përfundojnë xhirimet e filmit ‘Ni rrugëdalje’, trajton karantinimin

Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar se kanë përfunduar xhirimet e filmit të shkurtër artistik “Ni rrugëdalje” me regji te Lum Radoniqit dhe me producent Arbër Gjonin.

Filmi përveç rrafshit personal të personazhit kryesor, qëndron edhe mes temës pandemike e teknologjike dhe ndryshimet që këto dyja lënë në jetën e njeriut.

“Filmi trajton një temë të ndjeshme ku një djalë pas ndarjes nga e dashura, është i detyruar të kalojë karantinën i vetëm. Për të bërë këtë kohë më të lehtë, ai vendos të përdorë një set VR për të shpërqendruar veten dhe përjetuar përsëri hapësirën e jashtme”, njofton QKK. /Kosova.info/

Go to TOP