BE për takimin e 14 shtatorit: Do të fokusohet në zbatimin e marrëveshjes dhe çështjet aktuale

Bashkimi Evropian ka dhënë detaje për takimin që do të zhvillohet më 14 shtator në Bruksel, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuçiq, në ndërmjetësimin e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell dhe të dërguarin special për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas njoftimit nga ora 09:00 do të ketë takime të ndara e më pas takimi i përbashkët trepalësh.

“Takimi do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale”, thuhet në njoftim.

Më pas Borrll do të ketë një konferencë të përbashkët për media.

Go to TOP