Lajçak nga Berlini në Bruksel, aty e pret emisari britanik, flasin për dialogun
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-serbi, Miroslav Lajçak, pasi është kthyer nga Berlini në Bruksel është takuar me Lord Peach., të dërguarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor
Me të, Lajçak ka biseduar për dialogun dhe zhvillimet e fundit në rajon.
”Pasi u ktheva në Bruksel, u njoha me 🇬🇧 të dërguarin e Ballkanit Perëndimor Lord Peach. Gjithmonë është mirë të dëgjojmë për aktivitetet e tij të fundit, të shkëmbejmë vlerësime për zhvillimet e fundit në rajon dhe ta informojmë atë për përpjekjet tona në Dialog“, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Për 14 shtator është paraparë një takim i nivelit të lartë në mes kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
