Këtu u nënshkrua deklarata e bashkimit të trojeve shqiptare nga familjet Rugova, Jashari e Ramadani
Në këtë vend, ku është hapur shkolla e parë shqipe, më 1905, është nënshkruar para një kohe edhe një deklaratë për bashkimin e trojeve shqiptare, nga përfaqësues të familjeve Rugova, Jashari e Ramadani si dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe pjesëmarrës të manifestimit për shkollën e parë shqipe.
Shkolla shqipe ka lënë pas vete një rrugëtim shekullor, që në Kosovë nis kishën e Shën Gjergjit, në Stubëll të Epërme të Vitisë. Rruga që ka bërë shkolla shqipe, ka qenë e mbushur me plot sfida e pengesa. Në Stubëll të Vitisë, vendi ku ishte hapur shkolla e parë shqipe, më 1905, është nënshkruar para një kohe edhe një deklaratë për bashkimin e trojeve shqiptare.
Festa e shkollës shqipe, bashkon në këtë vend, shqiptarë nga të gjitha trevat etnike dhe diaspora, për të rikujtuar mësuesin e parë, Dom Mikel Tarabolluzi. Zgjimi kombëtar nisi nga këtu, nga ky vend, kur shkolla shqipe nisi rrugëtimin e vet, për të mos u ndalur kurrë. Shqiptarët arritën me dinjitet të sfidojnë një shekull gjenocid.
Hapja e shkollës së parë shqipe në Stubëll, nga historianët vlerësohet një ngjarje e madhe për kombin. Përndryshe, Stublla si vendbanim daton që nga viti 1455.
Në oborrin e Kishës gjendet përmendorja e Don Mikel Tabuluzit, mësuesit të parë si dhe një monument kushtuar Martirëve të Karadakut (1846-1848). Ish-Enti Krahinor për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, në vitin 1978 e kishte shpallur këtë objekt monument të kulturës, duke e emëruar “Muzeu i shkollës së parë shqipe në Kosovë”.
Objekti i kishës së Shën Gjergjit, është përdorë si shkollë, por historiku i saj, sipas dokumenteve të kishës, është më i vjetër. Këtu, Kolegji i Shën Llukës kishte filluar punën në vitin 1584. Shkolla shqipe kishte funksionuar edhe gjatë vitit 1846, kur ndodh persekutimi dhe martirizimi i malësorëve katolikë nga pashai i Gjilanit.
Shkolla ka funksionuar edhe gjatë vitit 1872, 1888, 1896. Por, shkolla e parë shqipe e Stubllës përmendet më 1905, kojë kjo kur Imzot Pashk Trokshi themeloi famullinë e Stubllës, kurse famullitarin e atëhershëm të Famullisë së Letnicës, don Mikel Tarabulluzin e emëroi famullitar në Stubëll. Si shkollë e parë shqipe, e pranuar zyrtarisht edhe nga Austro-Hungaria, është pikërisht shkolla e Stubllës e vitit 1905, me dom Mikel Tarabulluzin, pishtar i arsimit shqip në Kosovë, prift, mësues dhe rilindës i madh, i cili për këtë arsye u përndoq nga pushtuesit. Për këtë arsye dhe të tjera, ai kishte angazhuar si mësues të vëllain, Jakë Tarbulluzin, i cili kishte mare pjesë në shpalljen e pavarësisë në Vlorë, më 1912. Shkollën katër klasash të dom Mikel
Tarabulluzit e kanë ndjekur disa gjenerata. Duhet të nënvizohet fakti se disa nga librat që ka përdorë Dom Mikeli asokohe në shkollë, edhe sot ruhen te kisha e vjetër e Shën Gjergjit.
Në këtë objekt fetar ka marrë rrugë shkolla e parë shqipe në Kosovë. Ajo sot, është një monument i mbrojtur kulturor, si vlerë e veçantë e trashëgimisë sonë kombëtare.
