SPP-ja i është përgjigjur Memiqit – Nuk ka vend për kërcënime dhe dhunë në diskursin politik
Novi Pazar, 07.08.2023
Përkthimi dhe përshtatja: Berzat Berzati
Pretendimi i Hysen Memiqit se kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Pajtim, Usamë Zukorlliq, qëndron pas kërcënimeve me vdekje është krejtësisht absurd dhe i padenjë për komente serioze politike.
Ne qëndrojmë për drejtësi dhe pajtim, theksojmë se komentet anonime në portale mund të vijnë nga çdo individ. Teknikisht, komenti mund të ishte postuar nga kushdo, qoftë edhe një individ nga partia e Memiqit.
U bëjmë thirrje institucioneve kompetente që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për identifikimin e personit përgjegjës për komentin e diskutueshëm dhe të zbatojnë sanksionet e duhura ligjore. Qëndrimi ynë i prerë është se nuk ka vend për kërcënime dhe dhunë në diskursin politik.
Edhe pse nuk pajtohemi me politikën e partisë së Memiqit, ne dënojmë ashpër metoda të tilla primitive politike. Besojmë se ekstremizmi politik është më i afërt me vetë Memiqin, duke pasur parasysh deklaratat që përmbanin kualifikimet më të vështira ndaj myftiut të ndjerë Zukorlliq në të kaluarën.
Theksojmë se në dialogun tonë publik nuk ka vend politika e shpifjes, kundër së cilës po luftojmë, por kritika konstruktive që synon korrigjimin e anomalive politike në veprimet e pushtetarëve në Sanxhak apo krijimin e kushteve për ndryshimin e pushtetit. Tashmë kanë 16 vite në krye të qytetit dhe është koha për ndryshime.
Burimi: SPP
