Tahirukaj fiton meçin në kategorinë gjysmë të rëndë

Kushtrim Tahiukaj ka fituar meçin kundër Oner Sahinerol në mbrëmjen e boksit që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Tahirukaj ka fituar me vendim të gjyqtarëve në kategorinë gjysmë të rëndë.

Edhe dy duelet e para u fituan nga boksierët shqiptarë.

Valon Ahmeti ka fituar pas katër raundëve me rezultat 3:0 sipas vlerësimit të gjyqtarëve, ndaj turkut Rojhat Osmanoglu, kurse Dielli Vranoci mposhti kundërshtarit turk Burak Akkus.

Dueli kryesor i mbrëmjes është ai i Haxhi Krasniqit për titullin WBC Silver në pesha gjysmë të rënda ndaj rivalit Nadjib Mohammedi.

Go to TOP