Afera “Zdravo”: Kusari-Lila bën kallëzim penal ndaj Simiq
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar të ketë bërë kallëzim penal ndaj ish-deputetit të Listës Serbe, Sllavko Simiq.
Ky kallëzim penal lidhet me incizimet e bëra të një bisede të saj për bashkëpunim me Listën Serbe për votimin e disa ligjeve, derisa aty flitet edhe për biseda të realizuara me të kërkuarin nga institucionet e Kosovës, Milan Radojiciq.
“Inçizimi dhe publikimi i inçizimit të jashtëligjshëm nga ish Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Slavko Simiq, shpërndarja e tyre me interpretime dhe ndërhyrje, nuk e kanë qëllimin as informimin e drejtë, as ndonjë parim tjetër. Ato janë akte penale në njërën anë, dhe aktivitete dizinfomuese nga ana tjetër”, shprehet ajo.
Prev Post
Parashikimi i motit për fundjavë
