Ngrihet aktakuzë kundër tre personave që sulmuan gazetarin Valon Syla

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër tre personave me dyshimin se kanë sulmuar gazetarin Valon Syla.

Ata sipas aktakuzës të motivuar me ideologji ekstreme radikale islame, e kanë sulmuar Sylën duke I shkaktuar lëndime të lehta trupore.

“Me këto veprime të pandehurit L.D, K.H dhe O.H. në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale ‘Lëndimi i lehtë trupor’”.

Syla është sulmuar në fillim të prillit pranë një kafiterie në kryeqytet.

Go to TOP