Parashikimi i motit
Të premten në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësira të shpërndara parashihen kryesisht rreth relievit malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-36 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1 deri 7 m/s”, thuhet tutje.
