Mot me diell në Kosovë, 35 gradë Celsius temperatura maksimale
Moti në Kosovë të enjten pritet të jetë me diell dhe i ngrohtë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15 gradë Celsius, derisa ato maksimalet e ditës pritet të arrijnë në 35 gradë Celsius.
Sipas IHMK-së, kohë pas kohe pritet të ketë edhe vranësira të pjesshme.
“Të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e Institutit.
Prev Post
Një draft-propozim për Çamërinë
