Arrestohet në Lipjan gjermani i kërkuar nga INTERPOL-i, dyshohet për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Policia e Kosovës, përkatësisht njësia Fast – Ilecu, ka arrestuar një shtetas gjerman në Lipjan, i cili ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar për INTERPOL-in nga Gjermania.

Sipas policisë, i njëjti dyshohet për përfshirje në veprimtarin penale “keqpërdorim të fëmijëve në pornografi”.

“Për rastin janë njoftuar organet e drejtësisë dhe me akt-vendim nga prokurorja, i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë. Më pas në koordinim me institucionet tjera do të ndërmerren hapat e paraparë për raste të tilla”, thuhet në njoftim.

Go to TOP