Maliqi: Sot është ditë e mirë me fillu me e kthy mbarë një botë të kthyer mbrapsht
Pjesëtari i shoqërisë civile, Agon Maliqi përmes një statusi në facebook ka vazhduar me kritika ndaj pushtetit, në lidhje me vendimin për mbylljen e Klan Kosovës.
“Gazetarët dhe mediat të cilët kanë qenë të parët që na kanë informuar për shkeljet e ligjit nga a Devollëve dhe për pasurimin e paligjshëm të elitave politike – në kohën kur këta ishin në kulmin e fuqisë – sot po shënjestrohen në mënyrë sistematike si agjentë të Serbisë, me pretekstin e luftës për sundimin e ligjit, por me synimin e vërtetë për t’i delegjitimuar mediat kritike si armiqësore dhe për t’ua mbyllur gojën”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me mbështetjen e mediave dhe organizatave të shoqërisë civile, sot do të mbajë protestë në shenjë revolte për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
