LDK-ja mbledh për diskutim bizneset më të mëdha në vend

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka arritur të mbledhë rreth 100 biznese në takimin e katërt përmbyllës të fazës së parë të nismës “Rruga e Re”.

Abdixhiku ka falënderuar të pranishmit për përgjigjen pozitive të ftesës për të diskutuar së bashku, dëgjuar e debatuar për krizën aktuale nëpër të cilën po kalon Kosova.

Pjesëmarrja kaq e madhe, tha ndër të tjera ai, dëshmon urgjencën e madhe për të qenë pjesë e zgjidhjes së krizave të njëpasnjëshme që po kalon vendi.

Sipas LDK-së, “Rruga e Re” është nismë mbipartiake.

Kryetari Lumir Abdixhiku ka mbledhur sektorët me ndikim në vend për të diskutuar bashkërisht për një mendim e për një veprim të ri kolektiv të cilën LDK-ja dëshiron ta ndërtojë.

Go to TOP