Kurti për djalin e Zymerit: Dëshira për t’i ndjekur hapat e babait, na jep shpresë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti dje bashkë me djalin e policit të vrarë Enver Zymeri, vendosën lule të freskëta në vendin ku kishte rënë 12 vite më parë.

Kështu ka njoftuar vet kryeministri në faqen e tij në Facebook, duke thënë se “Enverin do ta kujtojmë gjithmonë sepse përpjekja e tij vetmohuese është edhe e jona”.

“Sytë e Sokolit janë veç dritë. Dëshira e tij për t’i ndjekur hapat e babait, na jep shpresë se rinia jonë do t’i shërbejë vendit”, shkroi tutje Kurti.

Go to TOP