Kampi Belvedere emërtohet në emrin e heroit Enver Zymberi (FOTO)
Me rastin e shënimit të ditës memoriale për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës, Policia e Kosovës mbajti sot ceremoni përkujtimore në shenjë nderimi dhe përkujtimi për 22 heronjtë e Kosovës.
Me këtë rast, personalitetet e larta shtetërore dhe menaxhmenti i lartë i Policisë, fillimisht bënë homazhe pranë Lapidarit të zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës në Prishtinë, më pastaj kanë vazhduar me homazhe duke vendosur lule te vendi i rënies në detyrë të Heroit Enver Zymeri me 26 korrik 2011.
Ceremonia përmbyllëse u realizua në ish-kampin Belvedere në Mitrovicë Jugu, ku personalitete të larta shtetërore zbuluan pllakën me emërtimin e ri të këtij kampi, i cili nga sot do ta mbajë emrin QENDRA E NËSIVE SPECIALE TË POLICISËSË SË KOSOVËS ENVER ZYMBERI.





