Aksidentet e dyrrotëshve – Motoçiklistët më të pakujdesshëm

Qarkullimi u shtua, e me të edhe aksidentet, sidomos me motoçikleta.

Veç në 24 orët e fundit u regjistruan të paktën 2 të tilla në rajonin e Ferizajt. Rastet si këto zor se shpëtojnë pa lëndime.

Në Ferizaj ka plan operativ enkas për këto mjete që nga maji.

Ekspertët e komunikacionit thonë se aksidentet me motoçikleta shkaktohen kryesisht për shkak të njohurive të mangëta të drejtuesve.

Në disa raste aksidentesh, ngasësit e motoçikletave ishin të mitur.

Go to TOP