Tërmet i ri në Turqi, nuk raportohet për viktima
Edhe një tërmet ka goditur shtetin turk pas atyre vdekjeprurësve të muajit shkurt të këtij viti.
Një tërmet me magnitudë 4.5 shkallësh të Rihterit ka goditur sot shtetin turk, raporton gazeta hurriyet.
Kështu ka bërë të ditur ueb-faqja e Institutit Sizmologjik Evropian Mesdhetar (EMSC), e cila ka dhënë edhe detajet e para.
Tërmeti ndodhi në një thellësi prej pesë kilometrash, 66 kilometra në veriperëndim të Kahramanmaras, një qytet me afro 400 mijë banorë.
