Kusari dhe Rexha në Ambasadën Amerikane, diskutojnë për sfidat e mediave dhe gazetarëve në Kosovë

Juristja e mediave Flutura Kusari dhe kryetari i Asociacionit të Gazetarëve Xhemajl Rexha, kanë mbajtur një takim me stafin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në takim u diskutua për sfidat me të cilat përballen mediat dhe gazetarët në Kosovë.

“Vlerësojmë angazhimin dhe mbështetjen e tyre për mediat e lira dhe të hapura në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së ShBA-ve.

Kusari dhe Rexha, ishin mjaft të zëshëm në reagimet e tyre ndaj rastit të Klan Kosovës.

Ata kanë bërë vazhdimisht thirrje që Klan Kosova të mos sulmohet nga ana e qeverisë dhe të mos pengohet puna e mediumit më të madh në Kosovë.

Juristja e mediave Flutura Kusari, e ka falënderuar Ambasadën Amerikane për ftesën.

“Me kenaqesi do te vazhdojme bashkepunimin”, tha ajo.

Go to TOP