Policia publikon foton e një gruaje, dyshohet për vjedhje në një butik në Prizren

Policia po kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një të dyshuare për vjedhje.

E njëjta dyshohet se më 6 korrik të vitit të kaluar në butikun “Dritoni” në Prizren, kishte vjedhur një kuletë.

“E dëmtuara ka raportuar në Stacionin Policor në Prizren, se me datën 06.07.2022, rreth orës 10:40  deri sa ishte duke blere disa gjerat në butik,  persona të panjohur nga çanta e saj e dorës i kanë vjedhur kuletën e saj, në të cilën kishte dokumente personale si dhe para në vlerë 750 Euro”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia kërkon bashkëpunim nga të gjithë qytetarët që nëse  kane çfarëdo informate, apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarës në foto, të raportojnë policinë në Prizren, apo në cilindo stacion të policisë në Kosovë.

Go to TOP