Rruga Milot-Shëngjin, 3 orë për të përshkuar 20 km
Për të përshkuar 20 km rruge nga Miloti në Shëngjin, duhen rreth 3 orë. Kjo është situata që përballon çdo sezon veror pushuesit që zgjedhin bregdetin e Lezhës për të kaluar pushimet verore.
Rrugët e ngushta dhe pa standarte nuk e përballojnë fluksin e lartë të automjeteve, duke sjellë trafik të rënduar e shpesh here kaos total në lëvizje.
“Mungesa e infrastrukturës po e dëmton turizmin” thotë eksperti Leornard Seferi, sipas të cilit nuk është aspak normale që në vitin 2023 të flasim për problematika të tilla.
Nga ana tjetër, Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu thotë se “autostrada Milot-Balldre, ura e re që po ndërtohet mbi lumin Drin dhe parkingjet nëntokësore do të çlirojnë trafikun”,
Sezoni turistik ka 5-fishuar numrin e automjeteve që lëvizin në rrugët e Lezhës, ndaj dhe policia rrugore ju bën thirrje drejtuesve që të përdorin rrugët dytësore për të shmangur sadopak trafikun e rënduar./rtsh
