Lushtaku pas rrahjes në Kuvend: Reagimi im ishte kundër Radojcicit dhe argatëve të tij

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku ka reaguar pas përplasjes që ka ndodhur në Kuvend.

Ai tha se reagimi i tij ishte kundër Radojcicit dhe argatëve të tij.

“Reagimi im ishte kundër Radojcicit dhe argatëve të tij”, ka shkruar Lushtaku.

Ndryshe, sot në Kuvendin e Kosovës ka ndodhur një përleshje fizikei.

Përderisa kryeministri, Albin Kurti ishte duke folur në foltoren e Kuvendit, ai është sharë dhe ofenduar nga deputetët e opozitës.

Gjatë fjalimit të Kurtit, zëvendëskryeministri Bislimi largoi një fotografi ku shihet fotografia e kryeministrit me hundë të madhe.

Nga pamjet e kamerave shihet se deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku shkonte drejt foltores së Kuvendit, ku ishte duke folur kryeministri Kurti e të cilit i hodhi ujë.

Pas kësaj ka reaguar ministri Murati për ta ndalur teksa zv/kryeministri Bislimi e gjuajti me një shishe Lushtakun.

Në përleshje përfshihen edhe deputetë tjerë të PDK-së, ku nga pamjet shihet se Hajdar Beqa e godet ministrin Murati dhe shtynë ministren Haxhiu.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka kërkuar që të ndërhyjë Policia e Kosovës.

Go to TOP