Emërimi i anëtarit të KShC-së zhbllokon akreditimin e programeve në UP

Me votimin për anëtarin e ri të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Universiteti i Prishtinës, e caktoi 14 korrikun si datë kur do të publikohet konkursi për programet që ende s’i përfunduan procedurat e akreditimit.

Megjithëse ende s’ka vendim të paktën zyrtarisht që Infermieria, Juridiku, disa programe të Ekonomikut, Antropologjia e Trashëgimi Kulturore, kanë marrë dritë të gjelbër, kalimi i anëtarit ndërkombëtar zhbllokon këtë proces.

Për t’u plotësuar KShC me anëtarë kanë shkuar 17 aplikime, e komisioni parashihej të finalizonte raportin deri të mërkurën.

Derisa kjo gjendje në këtë institucion i la disa programe në pritje, në UP filluan aplikimet për tjerat.

Në afatin e parë të konkursit është planifikuar të pranohen 4192 studentë të rregullt.

Go to TOP