Vulin nën sanksione nga ShBA, Halimi: Lajm i mirë për rajonin, sepse Amerika dëshmoi zero tolerancë për fashizmin

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka thënë se vënia e sanksioneve të ShBA-së ndaj Aleksandar Vulinit është lajm i mirë për rajonin.

Sipas saj, me këtë veprim, Amerika dëshmon zero tolerancë për “fashizmin dhe së dyti, e ndëshkon shefin e “trurit” të rebelimit të serbëve në veri të Kosovës dhe inkursorin e ndikimit rus”.

“Lidhjet e Kosovës me ShBA janë ekzistenciale, prandaj çfarëdo shmangie e koordinimit me aleatin dhe mikun e madh dhe secila përplasje me të, është rënie e lidershipit kosovar në kurthin serb”, ka shkruar Halimi.

Go to TOP