Kërkohet formimi i një fondi për fatkeqësi natyrore

Shtëpi të shkatërruara, e rrugë të shembura ishin disa nga pamjet e Skenderajt në muajin janar.

Kjo pas vërshimeve të cilat u shkaktuan nga reshjet e dendura të shiut.

E dëmet të cilat kapin vlerën 12 milionë euro, ende nuk janë kompensuar nga Qeveria e Kosovës.

Për këtë nga komuna e Skenderajt thonë se të gjitha dokumentet janë dorëzuar dhe janë në pritje.

Nga kjo komunë po e shohin të nevojshëm formimin e një Fondi për fatkeqësi natyrore.

E që pritjet e qytetarëve në të gjitha komunat që pati vërshime të jenë më të shkurtra edhe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, kërkojnë që të formohet një fond i veçantë për fatkeqësitë natyrore.

Teve1 ka pyetur edhe Qeverinë e Kosovës rreth kërkesës së Asociacionit të Komunave të Kosovës, mirëpo që nga dita e mërkurë nga zyra e kryeministrit kanë qëndruar të heshtur.

Go to TOP