Clinton: Gjatë konfliktit në Kosovë, Shqipëria partner jetik për paqen

Ish-presidenti i amerikan, Bill Clinton, i cili së fundi ishte në Shqipëri, ka shkruar për vizitën që ka pasur ai në Shqipëri.

“Gjatë konfliktit të Kosovës, Shqipëria ndihmoi njerëzimin të mbizotëronte – duke pranuar gati gjysmë milioni refugjatë dhe duke shërbyer si një partner jetik për paqen. Javën e kaluar, pata nderin të festoja lidhjet e miqësisë midis dy vendeve tona dhe të shihja se çfarë është e mundur kur njerëzit përqafojnë demokracinë”, ka shkruar ai në Twitter. /Kosova.info/

Go to TOP