Në fshatrat e Gjakovës ndërtohen mbi 600 metra kanale të reja për ujitje
Ndërtimi i një kanali prej 600 metrash bën të mundur ujitjen e 200 hektarë toke dhe pritet të ndikojë pozitivisht te banorët e disa fshatrave.
Mbi 200 hektarë tokë bujqësore në fshatrat Rracaj, Rrypaj, Madanaj dhe Ramoc do të ujiten pas ndërtimit të kanalit të ri prej rreth 600 metrash. Ky projekt po i gëzon fermerët e kësaj ane.
Nga Komuna e Gjakovës theksuan se vitet e fundit investimet janë orientuar më shumë në infrastrukturën ujore, raporton RTKlive.
Sipas drejtorit Hajdari, vetëm gjatë këtij viti, Komuna e Gjakovës ka ndërtuar rreth 7000 metra kanale për ujitjen e pronave bujqësore. Shumica prej tyre janë përkrahur nga Ministria e Bujqësisë.
