Anija shqiptare shpëton 55 emigrantë

Anija “Butrinti” e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Ata ndodheshin në vështirësi në një gomone në ujërat e detit Egje.

Kjo u bë e ditur nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Operacioni u realizua bashkë me një anije turke dhe një greke.

“Në këtë operacion shpëtimi, efektivët e FA, treguan përkushtimin e palëkundur për parandalimin e humbjes së jetëve të njerëzve dhe gatishmërinë për të ndihmuar në situata të tilla emergjente”, tha Peleshi. /Kosova.info/

Go to TOP