Borrell thotë se do të ketë masa nëse nuk ka shtensionim të situatës në veri
Kryediplomati i Bashkimit Evropian Josep Borrell para fillimit të samitit dy ditor në Bruksel ka folur edhe për Kosovën dhe Serbinë.
Ai njoftoi se shtetet anëtare kanë vendosur që të ndërmerren masat për Kosovën, e që siç theksoi ai, këto masa do të jenë ekonomike dhe politike.
Do t’i njoftojë liderët për gjithë punën e këtyre ditëve dhe do të kërkoj mbështetjen e tyre për të vazhduar me presion ndaj tyre për të shmangur eskalimin dhe për t’u kthyer në normalitet”, tha Borrell.
