Ka filluar festivali ndërkombëtar tradicional i valleve folklorike për fëmijë, “Ylberi i Prishtinës”

Ka filluar festivali ndërkombëtar tradicional i valleve folklorike për fëmijë, “Ylberi i Prishtinës”, i cili organizohet nën patronatin e kryetarit të Kryeqytetit, Përparim Rama, i cili po mbahet në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet dhe do të zgjasë dy ditë, 28 e 29 Qershor.

Në edicionin e këtij viti i cili është i 21 ti me radhë, po marin pjesë 400 valltarë  entuziastë  nga Shqipëria, Mqedonia Veriore, Mali i Zi, Ukraina, Rumania, Bullgaria e Kirgistani.

“Jemi të lumtur që po shohim kaq shumë fëmijë  të gëzuar të cilët kanë ardh nga vende të ndryshme të botës e po na zbukurojnë sheshet”, deklaroi kryetari Rama.

Ndërsa drejtoresha e kulturës, Arta Balaj, falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen në këtë festival.

“Kryeqyteti sot shndërrohet në ditë feste dhe ngjyrash duke prezantuar trashëgiminë e pasur evropiane, të larmishme dhe unike e kulturore e cila përfaqësohet nga këta pjesëmarrës të vegjël përmes muzikës, vallëzimit dhe veshjeve tradicionale”, deklaroi Balaj.

Festivali do të vazhdojë edhe nesër ku do të shpallen fituesit e kësaj gare. /Kosova.info/

Go to TOP