“Danilo është më trim se Kurti”, Vuçiqi reagon pas ndalimit të djalit nga Policia e Kosovës

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Danilo Vuçiq, djali i presidentit serb Aleksandër Vuçiq, Policia e Kosovës e ka ndaluar dhe i ka hequr bluzën me mesazhe provokuese që ai mbante.

Vuçiqi është pyetur nga mediat serbe nëse vërtet e kanë ndaluar djalin e tij në Kosovë, ai ka thënë se e kanë bërë edhe në disa raste tjera.

Po ashtu, Vuçiqi ka thënë se e vlerëson guximin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe ka shtuar se djali i tij, Danilo, është “më trim” se Kurti.

“Kjo është puna e tyre. Ndaluan tre herë, kontrolluan makinën, u ngacmuan. Përgëzoj Albin Kurtin për guximin e tij. Nuk është aq trim kur është rreth meje, por kjo është në rregull. Kur dërgojnë të tjerët të veprojnë brutalisht ndaj fëmijëve të tjerëve, kjo është në rregull. Danilo nuk është i vogël, është më trim se Albin Kurti”, ka thënë Vuçiq siç ka shkruar mediumi Danas.

Pas përfundimit të ceremonies së festës së “Vidovdanit”, e cila u mbajt në Graçanicë, RTV Dukagjini ka siguruar pamjet ku shihet se Policia e Kosovës ka ndalur veturat ku ishte djali i presidentit të Serbisë për t’ia larguar bluzën, e cila mbante mbishkrime antiKosovë.

Danilo Vuçiq pas liturgjisë ishte parë duke lëvizur nëpër qytezën e Graçanicës, i shoqëruar nga një grup serbësh dhe nga pjesëtarë të sigurimit.

Go to TOP