Bilall Sherifi viziton ish-krerët e UÇK-së për Bajram: Urime edhe nga ata
Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi për festën e Kurban Bajramit ka qëndruar në Hagë.
Ai ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me konkretisht është takuar me ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi e ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Sherifi e ka bërë këtë të ditur përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
“Për festën e Bajramit të Vogël-Në vizitë te njerëzit e mëdhenj të kombit!”, ka shkruar Sherifi.
Ai ka uruar festën e Bajramit edhe në emër të ish-krerëve të UÇK-së.
