Nën asistimin e policisë 5 ekipe gazetarësh largohen nga Leposaviqi
5 ekipe gazetarësh janë larguar nga Leposaviqi nën asistimin e policisë, në mesin e tyre edhe gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Sinani.
Gazetarja e Klan Kosovës ka bërë të ditur se ekipet ishin duke qëndruar në stacionin policor në këtë komunë.
Kujtojmë se sot nq Leposaviq tri gazetare e dy kameramanë u sulmuan me shok-bomba e me gurë në kokë nga protestuesit serbë.
